“Kërkoi të flasë shqip”, zbulohen detaje rreth të mbijetuarit në gomone

14 Dhjetor 2022 | 21:21

Ervin Gjonaj, gazetar në Britaninë e Madhe zbuloi në emisionin Now, në Euronews Albania detaje nga tragjedia e ndodhur në Kanalin Anglez, ku 4 emigrantë humbën jetën pasi gomonia me të cilën udhëtonin drejt Britanisë u përmbys.

Ai tregoi se shteti në Britaninë e Madhe është shumë i rezervuar dhe nuk jep asnjë informacion rreth kombësisë apo identitetit të të mbijetuarve, por mësohet se njëri prej tyre ka kërkuar përkthyes të gjuhës shqipe në spital gjë që i është mundësuar.

“Një i mbijetuar ka kërkuar përkthyes të gjuhës shqipe ndaj është cilësuar si shqiptar. Mendohet se është vetëm 1, por mund të kenë qenë edhe të tjerë që kanë folur anglisht. Ministria e Brendshme nuk jep asnjë detaje se gjendja e të mbijetuarve është kritike. Nesër pritet që sekretarja e Brendshme, Breveman të raportojë lidhur me këtë çështje në parlament”, tha gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026