Çfarë po ndodh me grupimet e PD? Përplasje të brendshme, afrime dhe largime

28 Dhjetor 2022 | 13:59

Viti 2022 po mbyllet me Partinë Demokratike më të përçarë dhe me më shumë dilema se kurrë në historinë e saj.

Përveç konfliktit që nuk duket të ketë zgjidhje mes dy palëve, Partia Demokratike është edhe në udhëkryq për shkak të disa padive në gjykatë, ku secila palë kërkohen mosnjohjen legjitime të palës tjetër.

Në ditët e fundit ka pasur disa zhvillime, kryesisht në grupimin që nuk e njeh Berishën si kryetar partie. Përplasja në grupim parlamentar që drejtohet nga Alibeaj e nisur në procesin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, duket se nuk është shuar, por në janar pritet të prodhojë zhvillime të tjera.

Janë shtuar deputetët që kanë distancuar qëndrimet e tyre nga Alibeaj, me këtë të fundit që tashmë gëzon mbështetjen e shumë pak prej kolegëve demokrat. Në ditët e fundit ka pasur edhe nga ata zëra që flasin për ndryshime në drejtimin e grupit parlamentar.

Nga ana tjetër edhe mbështetësit e Berishës janë duke lëvizur.

Njëri prej tyre, Shemsi Prençi që në primare ishte kandidat për Bashkinë e Kamzës, është parë në një mbledhje ku Alibeaj prezantoi kandidatin e tij për këtë bashki, Bilbil Bajraktarin.

Këto lëvizje brenda dy grupimeve të demokratëve janë shoqëruar me një heshtje nga Sali Berisha, i cili përveç reagimeve në rrjetet sociale nuk ka bërë asnjë dalje publike pas konferencës me gazetarët ditën e premte.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026