Cristiano Ronaldo do transferohet në Arabinë Saudite? Flet presidenti i Al Nassr

28 Dhjetor 2022 | 14:06

Kalimi i Cristiano Ronaldos drejt Arabisë Saudite u bë një fakt i kryer me portugezin që do të përfitonte shifra marramendëse.

Mediat e ndryshme ndërkombëtare guxuan madje të konfirmojnë dhe vlerën që 37-vjeçari do të përfitonte. Sipas Marca-s, Ronaldo do të nënshkruajë për 2 vite e gjysmë me një pagë prej 200 milionë euro në sezon.

Ndër të tjera, u pohua se skuadra e Al Nassr ka rezervuar dhe datën se kur portugezi do të kryejë vizitat mjekësore. Numri 1 i kësaj skuadre, presidenti Al Muamar pohoi se gjithçka qarkullon në media është një gënjeshtër. Ndër të tjera, ai pohon se nuk ka asnjë marrëveshje mes palëve.

“Lajmet që dalin nuk janë të sakta, shumica e asaj që është shkruar ose është thënë në media janë gënjeshtra”.

Cristiano Ronaldo doli si lojtar i lirë pas situatës së shkaktuar tek Manchester United dhe intervistës së tij të dhënë për gazetarin Piers Morgan, aty ku ylli portugez shpërtheu me një sërë kritikash ndaj djajve të kuq.

Në media qarkulloi dhe lajmi se Ronaldo do të kthehej në Portugali tek Sporting Lisbon, por klubi nuk e konfirmoi këtë fakt.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes

Ildi Gruda i dha fitoren Egnatias ndaj Breidablikut, në ndeshjen e kualifikimit për Champions League, ndërsa pas ndeshjes foli në një intervistë ekskluzive për Euronews...
13:48 | 14/07/2025

Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën

Edhe pse Vllaznia humbi 0-1 ndaj Daugavpils në ndeshjen e parë në Elbasan Arena, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Ligën e Konferencës, presidenti Alban...
12:32 | 14/07/2025

“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi

Gjithmonë e më shumë po afron koha e ekipeve shqiptare që do të performojnë në Europë, ndërsa kjo ishte një prej temave të emisionit në...
18:52 | 30/06/2025