“Armiqësi kundër zotit”- Të paktën 100 persona të dënuar me vdekje në Iran

28 Dhjetor 2022 | 16:50

Të paktën 100 persona janë dënuar me vdekje ose janë akuzuar për krime kapitale në lidhje me protestat në Iran, thuhet në një raport të një grupi të të drejtave të njeriut me bazë në Norvegji.

Pesë gra ishin në mesin e atyre që rrezikoheshin të ekzekutoheshin, thekson raporti.

Numri real i protestuesve që përballen me dënimin me vdekje besohej të jetë shumë më i lartë, kjo dhe për shkak se familjeve të viktimave po i bëhet presion që të mos reagojnë.

Dy burra u ekzekutuan këtë muaj përmes atyre që aktivistët i cilësuan si gjyqe të rreme.

Mohsen Shekari dhe Majidreza Rahnavard, të cilët ishin të dy 23 vjeç, u shpallën fajtorë nga Gjykatat Revolucionare për akuzën e përcaktuar në mënyrë të paqartë për “armiqësi kundër Zotit”.

Kujtojmë se Irani u përfshi nga protesta masive pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Amini, një gruaje 22-vjeçare e cila dyshohet se ndërroi jetë për shkak të dhunës së ushtruar nga policia.

Mahsa Amini u arrestua nga policia e moralit në Teheran më 13 shtator, pasi mbante hixhabin ose shaminë e saj “në mënyrë të pahijshme”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026