Mashtrimet mijëra euro, publikohet foto e ish-drejtoreshës në Ministrinë e Turizmit
Personi që shihni në foto e mësipërme është Viola Sterjo, ish-drejtoresha e Mnistrisë së Turizmit e cila u arrestua këtë të mërkurë për mashtrim dhjetëra mijëra euro.
Hetimi për të ka nisur pas kallëzimeve të disa qytetarëve nga Korça për faktin se Sterjo u kishte marrë shuma të konsiderueshme parash me qëllim influencimin te institucionet shtetërore për dhënien e fondeve në favor të tyre.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Sterjo dyshohet se ka mashtruar 5 subjekte, duke u marrë shuma që variojnë dhjetëra mijëra euro.
Në 12 dhjetor 2022 në prokurorinë e Korçës është bërë një kallëzim nga një qytetar, i cili kishte një pronë në Voskopojë dhe që donte të ndërtonte aty një hotel. Ai përmes një të njohuri kishte takuar Viola Sterjon, punonjëse e AKSH-it në atë kohë, e cila i kishte premtuar se do të ndërhynte tek institucionet shtetërore për të përfituar një grand.
Fillimisht denoncuesi i ka dhënë Sterjos 57 mijë euro dhe 1 milion lekë. Por ky nuk është mashtrimi i vetëm i Sterjos, një tjetër qytetar nga Pogradeci gjithashtu ka bërë denoncim se i ka dhënë asaj shuma të ndryshme, si 9 dhe 28 mijë euro, në mënyrë që ajo të ndërhynte te institucionet shtetërore për të përfituar një grant prej 1.2 milionë euro për një bujtinë.
Një denoncues i tretë pohon se i ka dhënë Sterjos 160 mijë euro pasi ajo i ka premtuar një grant prej 2.2 milionë euro.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë