Kosova një vit pas zgjedhjeve, koalicioni LVV-LDK, qeveria më e shkurtër në historinë e vendit

6 Tetor 2020 | 09:14

Si sot një vit, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare nga të cilat do të zgjidhej më pas Qeveria dhe Kryeministri i ri.

Shpërndarja pothuaj e barabartë  e votave, do të sillte koalicione të brishta që nxorën dy kryeministra një pas një, për të zënë vendin e lënë bosh nga  Ramush Haradinajn, që dha dorëheqjen në korrik 2019, pasi u thirr nga Prokuroria Speciale në Hagë, për t’u intervistuar si i dyshuar.

Me Vetëvendosjen që fitoi 29 deputetë, e LDK-në me 28, bashkë me minoritetet, u formua Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti. Ishte ndryshim i madh në skenën politike, sepse në krye të ekzekutivit u vendos një parti që nuk ishte kurrë në pushtet që nga përfshirja e saj në garën elektorale në zgjedhjet e vitit 2010.

I menduar fillimisht si koalicion lehtë i realizueshëm, por megjithatë, Vetëvendosjes së Kurtit e LDK-së së Mustafës, iu deshën më shumë se katër muaj bisedime për të ndarë tortën e fitores. Më tre shkurt 2020, Albin Kurti mori pushtetin. 

Kështu, për herë të parë pas 12 vjetësh, PDK-ja e drejtuar dikur nga Hashim Thaçi e pastaj nga Kadri Veseli, duhej të mësohej me të qenët në opozitë. Një vend të tillë do ta zinin edhe AAK-ja e Ramush Haradinajt dhe Nisma Social-Demokrate e Fatmir Limajt. 

Përplasjet mes Vetëvendosjes e LDK-së ishin aq të dukshme, saqë mjaftoi një deklaratë në media e nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu, se pajtohej me Presidentin Thaci për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për pandeminë, që Kurti ta shkarkonte atë nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme.

Ky vendim rezultoi fatal për Kurtin ndaj të cilit LDK-ja ngiti mocion mosbesimi në Kuvend, dhe qeveria e tij ra me 25 mars 2020.

Ndërkohë, Presidenti Thaçi i dërgoi disa letra kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, duke i kërkuar emrin e mandatarit të ri. Këto letra, Vetëvendosje i dërgoi në Kushtetuese e kjo e fundit e pezulloi për gati një muaj zbatimin e dekretit të presidentit.

Më 29 maj, Kushtetuesja i dha të drejtë Presidentit kurse në qershor, u zgjodh qeveria e re me kryeministër Avdullah Hotin e LDK-së, kurse në koalicion tashmë përveç minoriteteve, ishin AAK-ja e Haradinajt dhe Nisma e Limajt.

Kështu, një vjetori i zgjedhjeve, Qeverinë Hoti e gjen me pak më shumë se 100 ditë punë, por me shumë se me 100 probleme, ku përveç pandemisë, ekonomisë të dëmtuar e dialogut,

është edhe halli tjetër, i problemeve për të gjetur 61 vota që përbëjnë shumicën e thjeshtë për të miratuar ligje në Kuvend, qoftë edhe atë për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026