Rudina Hajdari: Nga kontaktet me drejtues të ”Thurjes” nuk di të jenë tërhequr nga projekti për Nismën parti politike
Pas deklaratës së aktivistit të Nismës “Thurje”, Pano Soko gjatë një interviste për Euronews Albania, ku tha se “Nisma nuk do të bëhet parti politike” dhe përjashtoi bashkëpunimin me deputeten Rudina Hajdari, kjo e fundit ka reaguar.
Hajdari është shprehur se lëvizja e re që politike për të cilën ajo është angazhuar “do të quhet Nisma dhe pjesë e saj do të jenë dhe aktivistë të Nismës Thurje dhe jo vetëm”.
“Nga komunikimet që kam pasur me drejtues të Thurjes, nuk di të ketë tërheqje nga projekti. Më vjen mirë që ajo që po bëjmë ka kaq shumë interes dhe ngjall shumë debat në shoqëri. Ky është tregues se po lind diçka e shëndetshme,” – u shpreh Hajdari për Euronews Albania.
Gjatë një interviste për Euronews Albania, Pano Soko tha se ndryshimi i Kodit Zgjedhor “pamundëson kthimin e nismës ‘Thurjes’ në parti politike” pasi futja e herësit në listat e hapura nuk ia bën të mundur partive të reja të marrin deputetë.
Nuk do të futet asnjë kandidat i votës preferenciale, asnjë nuk do të mundet ta superojë listën e përcaktuar nga kryetari. 10 mijë vota nuk ka burrë nëne në Shqipëri që i merr”, tha aktivisti i Nismës “Thurje”.
Lexoni gjithashtu:
Nisma ‘Thurje’ largon Rudina Hajdarin, Pano Soko: Nuk do të kthehemi në parti politike
Rudina Hajdari flet për kryetarin e “Nismës” dhe preferencën për koalicion mes Bashës e Ramës
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta