Aksidenti tragjik, fëmijët qëndrojnë 2 ditë në makinë me prindërit e pajetë
Një vajzë 5-vjeçare i shpëtoi jetën vëllait të saj të vogël, pasi bashkë e familjen u përfshi në një aksident një zonë rurale në Australinë Perëndimore.
Në një deklaratë, Policia e Australisë Perëndimore tha se “Land Rover Discovery” i familjes u gjet të martën në mëngjes në Kondinin, rreth 280 kilometra (174 milje) në lindje të kryeqytetit të shtetit Perth.
Prindërit Cindy Braddock, 25 vjeç dhe Jake Day, 28 vjeç, u deklaruan të vdekur në vendngjarje, tha policia.
Tre fëmijët e tyre i mbijetuan aksidentit, por mbetën të bllokuar në automjet me prindërit e tyre të vdekur për dy ditë në temperatura të larta derisa u zbuluan nga një familjar i shqetësuar.
I afërmi Michael Read tha për “Nine News” se vajza 5-vjeçare i shpëtoi jetën vëllait të saj më të vogël duke e liruar atë nga ndenjësja e fëmijës.
Familja prej pesë anëtarësh – duke përfshirë vajzën dhe dy vëllezërit e saj, të moshës 2 dhe 1 vjeç – ishte raportuar e zhdukur një ditë më parë kur nuk arritën në festën e Ditës së Krishtlindjes, raportoi Nine News.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës