Protestat në Iran, shkon në 508 numri i viktimave
508 persona janë vrare në Iran që nga nisja e protestave kundër regjimit në muajin shtatori. Numri i të arrestuarve është më shumë se 18 mijë.
Sipas përditësimit të fundit nga agjencia iraniane për të drejtat e njeriut, Hrana, 508 persona janë vrarë gjatë protestave në Iran, përfshirë 69 fëmijë.
”Numri i personave të arrestuar është më shumë se 18 000”, bën të ditur Hrana.
Më shumë se 1200 tubime proteste janë mbajtur në 161 qytete deri më tani, thuhet në raport.
Të dhënat e reja të ofruara nga agjencia i referohen periudhës 26 shtator deri më 7 dhjetor.
Mund të ketë 100 iranianë që rrezikojnë dënimin me vdekje këto ditë, dhe shumë prej tyre janë shumë të rinj apo edhe të mitur, shkruanin gazetat lokale disa ditë më parë.
Shumë familje nuk kanë pasur guximin të konfirmojnë praninë e të dashurve të tyre në mesin e të arrestuarve në rrezik, por janë të paktën 43 të tilla.
LEXONI GJITHASHTU:
Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
Garda Revolucionare paralajmëron anijet: Do marrim masa nëse kaloni pa leje në Ngushticën e Hormuzit
Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal
- 09:05 Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
- 09:05 Garda Revolucionare paralajmëron anijet: Do marrim masa nëse kaloni pa leje në Ngushticën e Hormuzit
- 08:54 Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal
- 08:50 Zvicra mposht Kanadanë 2-1, kualifikohet si kryesuese e Grupit B
- 08:45 Helmohen disa studentë në Akademinë e Sigurisë, nisin hetimet
- 08:44 Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme