U mblodhën kartat e identitetit personelit, PD paralajmërojnë kallëzim penal për drejtuesit e spitalit të Peshkopisë

6 Tetor 2020 | 12:50

Partia Demokratike denoncoi si “përpjekje për të manipuluar zgjedhjet e 25 prillit” grumbullimin e kartave të identitetit në spitalin rajonal të Peshkopisë.

Në një deklaratë për shtyp të ish-deputetit, Enkeled Alibeaj, demokratët morën shkas nga një videoregjistrim i nxjerrë në media ku shihej teksa në spital, personelit, i grumbulloheshin kartat e identitetit.

“Me urdhër të drejtorit Artan Bitri, stafit spitalor i janë mbledhur kartat e identitetit. Arsyen tani e ka marrë vesh i madh dhe i vogël: duan të pengojnë njerëzit të votojnë në zgjedhje ose të devijojnë votën e tyre,” – u shpreh Alibeaj teksa më tej akuzoi vëllain e deputetit socialist Ulsi Manja, Hasan Manjen, se ka shpërndarë në qendrat spitalore formularë të PS-së.

Demokratët u shprehën se do të kallëzojnë në prokurori për këto veprime të gjithë përgjegjësit, njësoj siç bënë në rastin me kaosin e adresave për të cilin ata pretenduan se “po bëhej qëllimisht për të penguar qytetarët të votojnë”.

 

Lexoni gjithashtu:

Kaosi me adresat, PD padit në SPAK ministrin Lleshaj: Qeveria synoi manipulimin e listave të votuesve

Ambasadorja Kim kërkon nga ministri Lleshaj të qartësojë çështjen e regjistrimit të votuesve

PD cilëson ”operacion manipulimi zgjedhor” ngatërrimet e adresave

Gabimi me adresat, Doracaj: S’ka ndryshim vendbanimesh, s’do ketë probleme për zgjedhjet

Kaosi me adresat, qytetarët ankohen se janë çregjistruar pa dijeninë e tyre

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026