Komisioneri Varhelyi: Duhet dakordësi me opozitën jashtë dhe brenda parlamentare për koalicionet

6 Tetor 2020 | 13:57

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi, në një deklaratë për mediat pas prezantimit të raportit të KE-së, shpjegoi në mënyrë të detajuar paketën e investimeve në Ballkan.  

I pyetur mbi ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor dhe koalicionet, Komisioneri Varhelyi tha se po I ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit dhe duke vlerësuar marrëveshjen e 5 qershorit.

“Përparësia imë është të kemi opozitën jashtë dhe brenda parlamentit që të bien dakord për koalicionet zgjedhore. Për aq kohë sa ligji nuk e ndalon këtë mendoj se mund të shikojmë një zgjidhje në mënyrë të favorshme, por nëse ligji i parandalon koalicionet para zgjedhjeve, atëherë do të doja që t’i mendonin më mirë”.

Korrespondenti i Euronews Albania në Bruksel, Ernest Bunguri e ka pyetur Komisionerin nëse Këshilli ka fituar besimin tek Komisioni Europian duke miratuar kështu vlerësimin e tyre për Shqipërinë.

“Jemi ende të angazhuar që të nisim konferencën e parë ndërqeveritare. Ky është mesazhi që do të përsëris dhe këtu. Shpresoj vërtetë që kjo do të jetë e mundur dhe do të jetë thelbësore për mua tani që do të shkoj në Tiranë dhe do t’u bëj thirrje  të gjitha palëve politike e të gjithë pjesëmarrësve në këtë dialog që të ecin përpara dhe të mos ndalen që të plotësojnë kushtet e Këshillit”.

Për sa i përket raporteve dhe sesi do të perceptohen ato, Komisioneri u shpreh se është bërë maksimumi që të përmirësohet cilësia e tyre.

“Jemi mbështetur tek kontributet dhe faktet. Jemi angazhuar me të gjithë kur ishte fjala për gjetjen e fakteve, ndaj mendoj se kemi një raport me solid se kurrë, dhe shpresoj që Këshilli do të ecë përpara dhe që ne do të kemi marrëveshje sa i përket kuadrit negociues.

Më tej, Komisioneri shpjegoi se disa prej pikave të planit të investimeve në Ballkan kanë të bëjnë me ekonominë dhe tranzicionin e gjelbër.  

“Rajoni është i varur nga qymyrguri, kjo përbën rrezik për shëndetin”, teksa shtoi se janë të gatshëm që ta ndihmojnë rajonin që ta zhdukë qymyrgurin, të paktën deri në 60 për qind, sa më shpejt të jetë e mundur.

Varhelyi theksoi se plani ecën në mënyrë paralele me reformat dhe se pa këto të fundit “nuk mund të krijohet një klimë e duhur biznesi” e kësisoj vështirëson ardhjen e investitorëve europianë.

 

Prezantimi i raportit të Komisionit Europian mbi progresin në Ballkanin Perëndimor

Gjatë prezantimit të raportit të KE mbi progresin në Ballkanin Perëndimor, Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi u ndal tek Shqipëria për të theksuar se rritja e investimeve do të bëhet e mundur vetëm në bazë të reformave ekonomike, forcimit të sundimit të ligjit e duke luftuar korrupsionin.

“Këto reforma janë të nevojshme për të pasur investime të jashtme në mënyrë të qëndrueshme”, shtoi Varhelyi.

Komisioneri Varhelyi konfirmoi se do të udhëtojë të mërkurën drejt Ballkanit Perëndimor për të prezantuar planin e ri ekonomik dhe të investimeve, si dhe raportin vjetor për çdo vend të rajonit. 

“Implementimi i planit do të ecë paralelisht me reformat. Raporti i ashpër, por i drejtë, që prezantuam sot tregon me detaje se ku gjenden vendet tona partnere në lidhje me reformat dhe përfshin udhëzime të qarta si dhe rekomandime për hapat e ardhshëm. Implementimi i tyre do të përshpejtojë progresin për rrugëtimin drejt Bashkimit Europian”, shkruan Varhelyi në Twitter.

Më herët gjatë ditës, korrespondenti i Euronews Albania në Bruksel, Ernest Bunguri, arriti të sigurojë raportin e Komisionit Evropian, ku theksohet ndër të tjera se Shqipëria ka shënuar progres në reformat kyçe.

Ndërkohë, i vetmi kusht që ka mbetur i paplotësuar është krijimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili ka penguar dhe formimin e Gjykatës së Lartë. 

 

Lexoni gjithashtu: 

Ekskluzive/ KE: Shqipëria plotëson kushtet për konferencën e parë të anëtarësimit, përveç Gjykatës Kushtetuese

Raporti i KE-së kritikon klimën politike, Edi Rama: S’e kam parë, flasim nesër

Raporti i KE-së, Senida Mesi: Vlerëson hapat e Shqipërisë

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026