Vuçiç: Serbët s’kanë frikë nga shqiptarët, por nuk duam konflikt me NATO-n
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se serbët në Kosovë nuk kanë frikë nga shqiptarët, por theksoi se vendi i tij nuk do një konflikt me NATO-n.
Ai u shpreh se barrikadat në Veri, u hoqën pas plotësimit të kushteve, shkruan Euronews Serbia.
“Heqja e barrikadave u bë pasi ishin plotësuar kushtet që ishin vendosur. Serbët në Kosovë janë të ngopur nga mizoria, nuk kanë frikë nga shqiptarët, por nuk duan ta fusin në konflikt gjithë Serbinë me NATO-n, theksoi Vuçiç.
Sipas tij, ka ende provokime në Kosovë, edhe pas heqjes së barrikadave,
Ne kemi luftuar për të ruajtur popullin tonë në Kosovë, por në të njëjtën kohë kemi luftuar për të ruajtur paqen, tha presidenti.
“Shqiptarët akoma po luajne, provokojnë, dërgojnë një skuader nga jugu në veri dhe kthehen. Ngrenë dy pikat e kontrollit të ROSU-së, disa i ndalin, disa jo, nuk e kuptojnë se nuk kanë forcë në veri, njerëz që nuk duan ta fusin në konflikt gjithë Serbinë me NATO-n, shqiptarët nuk janë më të fortë se serbët”, nënvizoi ndër të tjera presidenti serb.
LEXONI GJITHASHTU
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta