S’ka masa të reja për COVID-in | Komiteti i Ekspertëve: Po monitorojmë situatën

31 Dhjetor 2022 | 12:18

Pas rritjes së rasteve ditore me COVID-19 në Kinë, të premten është mbledhur Komiteti Teknik i Ekspertëve ku thekson se situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet nën kontroll.

“Komiteti ynë i ekspertëve, pasi analizoi situatën epidemiologjike, në vend në Europë edhe më tej, vlerëson se do të vazhdojë të monitorojë me shumë kujdes dinamikën e kësaj situate dhe do të vlerësojë masat e marra nga vendet e tjera dhe rekomandimet e ECDC dhe të OBSH-së.

Nuk kemi akoma të dhëna nga autoritetet shëndetësore kineze për shtamet e virusit përgjegjës”, tha Mira Rakacolli, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Mesatarja e rasteve te reja ditore javen e fundit të këtij viti, është 18 raste të reja ditore.

“Incidenca dy javore eshte 8 per 100000. Ndërsa numri i rasteve aktive sot në Shqipëri eshte 195. Janë 2 pacientë të shtruar në Spitalin Infektiv dhe asnjë në njësitë e kujdesit intensiv”, u shpreh ajo.

Ekspertët ju bëjnë apel qytetarëve që të vaksinohen si e vetmja armë që të mbron nga virusi COVID-19.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026