Në skamje dhe pa shtëpi, fëmijët e familjes Neziri nuk do të festojnë
As hangar e as shtëpi e braktisur. Mbi një ndërtesë gjysmë të rënë jetojnë 8 persona nga familja Neziri në Panarit të Korçës.
Kreu i familjes është jashtë në male duke punuar si bari, ndërkohë që Euronews Albania u takua me dy zonjat e shtëpisë, të cilat tregojnë vështirësinë e të jetuarit në këtë shtëpi.
“Të treja dhomat nuk janë në gjendje. Jemi përjashta. Ra e na zuri. Ç’të bëjmë të keqen nëna. Po ra, na zunë brenda,” – tregoi Kile Neziri.
“Shtëpia ka rënë, është plasur. Fëmija ankohen thonë c bie jashtë bie brenda. Nuk jetojmë dot këtu, jemi keq. Më vjen keq po ç’të bëj, skam Cbej. Fëmijëve nuk u kam blerë gjë për festa jo,” – tha Silvana.
Ditët e fundit Korça është zbukuruar nga dritat por në këtë familje nuk ekziston lumturia e festave, as dhuratave.
“Unë jam Marsida, jam 13 vjeç. Shkoj në shkollë, jam mirë me mësimet. Jo mami nuk me ka blerë asgjë për festa. Kisha qejf shumë të më blinin. Shoqet kanë marrë,” – tha Marsida.
Kristina mbaroi shkollën 9 vjeçare këtë vit por nuk shkoi në gjimnaz, për shkak se prindërit nuk kishin mundësi ekonomike për të.
“Dola mirë me notat por në shkollë nuk vajta fare. Nuk do shkoj se s’kishim lek, s kisha mundësi. Po bej kohë që skam dalë të blej diçka për vete. Nuk ka blerë asgjë mami dhe babi këto festa jo,” – u shpreh Kristina.
Teksa bota do të festojë me tryezat plot barku i disa fëmijëve në Panarit të Korçës do të jetë bosh, me shpresën se e ardhmja e tyre, një ditë do ndryshojë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet