COVID-i, Franca: BE-ja të vendosë masa ndaj udhëtarëve nga Kina

1 Janar 2023 | 15:56

Franca u ka bërë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të vendosin kushtin e testit negativ për COVID-19 për udhëtarët kinezë.

Parisi veçse ka marrë një vendim të tillë, pasi në Kinë – vendi ku për herë të parë u detektua koronavirusi në fund të vitit 2019 – ka shpërthyer një valë e re infektimesh, shkruan Reuters.

“Franca do të kërkojë që kjo metodologji të aplikohet në mbarë BE-në”, tha ministri francez i Shëndetësisë, François Braun, që së bashku me ministrin e Transportit, Clement Beaune, shikuan se si kjo masë po aplikohej në aeroportin Charles de Gaulle në Paris.

Vetëm Italia dhe Spanja kërkojnë test negativ nga 27 shtetet e bllokut.

Javën e kaluar, zyrtarët shëndetësorë të BE-së dështuan të pajtohen që të marrin një vendim unanim për vendosjen e masës për test negativ për udhëtarët nga Kina.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026