I jep armën të miturit, por plagoset vetë, pranga 19-vjeçarit në Shkodër

1 Janar 2023 | 16:13

Një 19-vjeçar është arrestuar këtë të diel nga policia në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake. shtetasi S. P. u vu në pranga për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Ndërkohë, nisi procedimi në gjendje të lirë, pas konsultimit me prokurorin, për një shtetas të mitur 15 vjeç, për veprën penale “Plagosja nga pakujdesia”, pasi plagosi 19-vjeçarin me armën që ia dha ai vetë.

“Nga veprimet hetimore rezultoi se në fshatin Boks të njësisë administrative Postribë, shtetasi S. P., rreth orës 21:00 të datës 31.12.2022, ka shkuar afër një objekti kulti në fshatin Boks, me një armë zjarri pistoletë me vete, për të qëlluar në ajër. Në këtë vend kanë qenë edhe 15-vjeçari dhe disa shtetas të tjerë të mitur. Shtetasi S. P. i ka dhënë armën e zjarrit 15-vjeçarit, që të qëllonte edhe ai në ajër.

Në momentin që shtetasi S. P. ka dashur t’ia marrë armën 15-vjeçarit, arma është shkrepur aksidentalisht edhe për pasojë është plagosur në këmbë shtetasi S. P. Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në vendin e ngjarjes një armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante pa leje shtetasi S. P”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026