Kolumbia arrin armëpushim me grupet kryesore të armatosura
Qeveria e Kolumbisë ka rënë dakord për një armëpushim gjashtë mujor me pesë grupet më të mëdha të armatosura që veprojnë në vend, njoftoi Presidenti Gustavo Petro në natën e Vitit të Ri.
Petro është zotuar t’i japë fund konfliktit të brendshëm të kombit Ande, i cili ka zgjatur për gati gjashtë dekada duke vrarë të paktën 450,000 njerëz midis 1985 dhe 2018, shkruan Al Jazeera.
“Ky është një akt i guximshëm. Armëpushimi dypalësh i detyron organizatat e armatosura dhe shtetin ta respektojnë atë. Do të ketë një mekanizëm verifikimi kombëtar dhe ndërkombëtar.
Ne jemi pajtuar për një marrëveshje dypalëshe me Ushtria Çlirimtare Kombëtare ,me Morkuetalian e Dytë, me Shtabin e Përgjithshëm Qendror, AGC-në dhe Forcat Vetëmbrojtëse të Siera Nevadës. Armëpushimi do të jetë nga 1 janari deri më 30 qershor 2023, dhe mund të zgjatet varësisht nga përparimi që do të bëhet në negociata”, tha Petro”, deklaroi Petro në një postim në Twitter.
Armëpushimi ishte objektivi kryesor i politikës “të paqes totale” të Petros, që synon dhënien fund të konfliktit të armatosur që vazhdon në këtë shtet edhe pasi Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) u shpërbënë më 2017.
Bisedimet e paqes midis grupeve të armatosura dhe Qeverisë ishin pezulluar gjatë qeverisjes së Ivan Duque (2018-2022), por pasi Petro erdhi në pushtet vitin e kaluar, ai rinisi bisedimet në nëntor.
LEXONI GJITHASHTU
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)