‘Babagjyshi’ viziton pediatrinë në Shkodër, surprizohen për festa fëmijët e sëmurë

2 Janar 2023 | 14:24

Fëmijët në të gjithë botën pritën natën e ndërrimit të viteve për të marrë dhuratat poshtë pemës dhe për t’u mbledhur rreth tryezës së fundvitit për të festuar me të dashurit e tyre.

Por jo të gjithë munden ta shijojnë magjinë e festës në shtëpi. Euronews Albania ishte e pranishme në pediatrinë e spitalit rajonal të Shkodrës, së bashku me vullnetarë të “Eko Mendje” për t’i gëzuar fëmijët sadopak gjatë ditëve të ndërrimit të viteve.

Nga një ëmbëlsirë dhe një dhuratë nga babagjyshi ua largoi pak mendjen vogëlushëve nga problemet shëndetësore, duke u dhuruar buzëqeshje pafund.

Marie Tokaj ka 40 vite që punon si infermiere në repartin e pediatrisë. Jo pak herë i është dashur që natën e ndërrimit të viteve ta kalojë në punë, por kjo nuk përbën problem për të.

Mirsad Basha, aktivist prej vitesh në Shkodër shprehet se këto nisma janë shumë të rëndësishme, për të dhuruar buzëqeshje te fëmijët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026