NATO-ja duhet të rrisë prodhimin e armëve në vitin 2023, thotë Stoltenberg
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se aleanca ushtarake duhet të rrisë prodhimin e saj të armëve, teksa lufta në Ukrainë po zvarritet dhe nevoja e Kievit për material ushtarak rritet.
“Për shembull për artileri, na duhet një sasi e madhe e municionit dhe kemi nevojë për pjesë këmbimi. “Ne duhet të rrisim prodhimin dhe kjo është pikërisht ajo që po bëjnë aleatët”, tha ai për BBC-në.
Mirëmbajtja e sistemeve të armëve të dorëzuara tashmë në Ukrainë është të paktën po aq e rëndësishme sa debati për furnizimin e më shumë armëve, tha Stoltenberg.
Sipas tij, NATO duhet gjithashtu të jetë e përgatitur për të mbështetur Ukrainën në terma afatgjatë.
“Ajo që kemi parë është se Rusia nuk tregon shenja të heqjes dorë nga qëllimi i saj i përgjithshëm për të marrë kontrollin mbi Ukrainën. Forcat ukrainase patën momentin për disa muaj, por ne gjithashtu e dimë se Rusia ka mobilizuar shumë më tepër forca, shumë prej tyre tani janë duke u trajnuar”, shtoi ai.
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet