Refuzoi t’i jepte Ronaldos fanellën me numër 7, Al Nassr nxjerr lojtarin në shitje
Nëse nuk i bindesh Ronaldos, kontrata jote merr fund. Ky është rregulli i pashkruar tek skuadra e Al Nassr, teksa duket se diçka e tillë i ka ndodhur Zhalolidin Masharipov.
29-vjeçari mbante në shpinë numrin 7, të cilin duhet ta dorëzonte me ardhjen e yllit portugez. Mesfushori nga Uzbekistani refuzoi ta bënte diçka të tillë, ndërkohë që klubi mori masat e menjëhershme.
Tashmë Masharipov është një lojtar i lirë, pasi klubi saudit o ka treguar derën duke i kërkuar të largohet, pasi diçka e tillë është e papranueshme nga drejtuesit. Në anën tjetër, numri një i saudëitve pohoi se nuk ka ndodhur diçka e tillë dhe se fanella me numrin 7 ishte e rezervuar për dikë tjetër.
Ndërkohë sipas tij, Masharipov tani do të mbajë numrin 77 dhe për këtë është shprehur i kënaqur dhe se në skuadër nuk ka asnjë situatë.
Gjithsesi futbollisti është në shitje, së bashku me disa lojtarë të tjerë si Abubakar, Ospina apo Martinez, kjo për shkak të rregullit, ku nuk lejohen më tepër se 7 lojtarë të huaj në skuadër.
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.