30 vjet Euronews, rrjeti informativ i kthyer në sytë dhe veshët e Evropës
Krijimi i një identiteti evropian nuk është vetëm çështje traktatesh, valutash dhe kufijsh. Është edhe çështje njerëzish që e njohin dhe e kuptojnë njëri-tjetrin. Gazetarët e Euronews kishin këtë ndërmend kur kanali nisi transmetimin 30 vite më parë. 5 gjuhë, por një qëllim i vetëm: t’i jepte Evropës një zë, në një botë në lidhje të vazhdueshme.
“Asokohe lajmet ndërkombëtare ishin monopol i Shteteve të Bashkuara, me CNN. Eurovision i dha jetë një nisme që synonte të krijonte një kanal evropian me 2 qëllime. Së pari, thyerjen e monopolit; dhe së dyti, të ndihmonte njerëzit të njiheshin më mirë”, thotë Beatriz Beiras, gazetare e Euronews
Sot, Euronews arrin në dhjetëra miliona njerëz në 160 vende të botës. Por, atëherë, ngritja e stacionit dhe menaxhimi i tij nuk ishte diçka e lehtë.
“Ata na thanë: keni 2 muaj kohë për të ngritur televizionin. Kishte kabllo të shtrirë dhe vrima në tokë deri në minutën e fundit. Asgjë nuk ishte gati. Teknikët ishin të gjithë të rinj. Nuk kishim vënë gjumë në sy dhe po punonim 12 orë rresht në ditë. Ishim ne që vumë çdo gjë në vend. Askush nuk na tha asgjë”, shprehet Isabelle Martin, menaxhere e zinxhirit të Euronews.
Por, pavarësisht krijimit të shpirtit të Euronews, gazetarët e parë u përballën me sfidat që u dolën përpara së bashku.
“Ne ndiheshim krenarë sepse e ndjenim që po ndërtonim diçka, një media të re në Evropë. Ishte bukur të shkoje në newsroom dhe të dëgjoje njerëzit të flisnin anglisht, spanjisht, frëngjisht, italisht dhe gjermanisht”, thotë Aurora Velez, gazetare e Euronews.
“Ishte prova e gjallë e vendeve të ndryshme që ndërtonin Evropën dhe ishte shumë e rëndësishme për mua”, shprehet Christian Boudarel, gazetar i Euronews.
Christian tregoi gjithashtu se sa ndryshe ishte në fillim redaktimi i lajmeve, pasi çdo gjë ishte në kasetë. Ndërsa sot, teknikat e redaktimit kanë ndryshuar rrënjësisht, me përjashtim të një elementi që ka mbetur konstant.
“Duhet të jemi në gjendje t’i komunikojmë publikut çka është e rëndësishme, në mënyrë të drejtë, profesionale dhe të pavarur. Kjo nuk ka ndryshuar”, thekson Beatriz Beiras, gazetare e Euronews.
Me rreth 400 gazetarë nga mbi 30 vende të ndryshme, Euronews mbetet sytë dhe veshët e Evropës.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk