Shtëpi e re për familjen e varfër pas lajmit të Euronews, lajmëron prefekti i Korçës

2 Janar 2023 | 12:49

Prefekti i qarkut Korçë, Nertil Jole ka reaguar pas publikimit të një kronike nga Euronews Albania më 31 dhjetor, në të cilën tregoheshin kushtet e vështira të jetesës së një familjeje me 8 anëtarë, në fshatin Panarit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Jole shprehet se duke marrë shtysë nga kjo kronikë, kësaj familjeje do t’i ndërtohet banesa nga e para, teksa nënvizoi se financimi për këtë, është siguruar rreth një muaj më parë nga një donator i huaj, por edhe me ndihmën e një subjekti privat në Korçë.

Ndër të tjera, prefekti bëri të ditur se po shihet mundësia që familja të zhvendoset për disa muaj në një banesë tjetër në fshat, deri sa banesa e re të jetë përfunduar.

“Duke marrë shtysë nga kronika e realizuar në televizionin Euronews në 31 Dhjetor (link më poshtë), në fshatin Panarit të Korçës, ku pasqyrohen kushtet në të cilat jeton një familje me 8 anëtarë, dua të jap lajmin e mirë se falë përpjekjeve të institucionit të Prefektit të Qarkut, rreth një muaj më parë kemi siguruar financim nga një donator i huaj dhe së bashku me ndihmën e një subjekti privat në Korçë, do t’i ndërtojmë nga e para banesën 5 fëmijëve, prindërve dhe gjyshes së tyre. Projekti është realizuar nga inxhinierë të Drejtorisë Rajonale të ARRSH, dhe punimet planifikohen që të fillojnë në muajin Mars ose Prill, sapo stina e dimrit të kalojë.

Gjithashtu, po shohim mundësinë që familja të zhvendoset për disa muaj në një banesë tjetër në fshat, deri sa banesa e re të jetë përfunduar. Ndërkohë, familja është ndihmuar me ushqime dhe veshje nga organizata bamirëse DORCAS në Korçë. Vetëm duke u solidarizuar të gjithë bashkë, mund të bëjmë punë të mira që iu vijnë në ndihmë njerëzve në nevojë. Falenderim dhe mirënjohje atyre që iu përgjigjën pozitivisht ftesës sonë për t’i ndihmuar këta njerëz! Sigurisht, ftesa është e hapur për këdo tjetër që dëshiron të ofrojë një ndihmë plotësuese”, shkroi Jole në Facebook.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“U ekzaltova nga turma”, lirohet 33-vjeçari i arrestuar për incidentin në Komisariatin Nr. 3

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për protestuesin Erald Heqimaj. 33-vjeçari, nga Fieri me banim në Tiranë, u arrestua për incidentin...
16:03 | 09/07/2026

Vrasja në Shkodër, flet e afërmja e familjes: Nuk kanë pasur asnjë konflikt (VIDEO)

Një e afërme e familjes ku ndodhi ngjarja e rëndë në Shkodër ka dhënë detaje për Euronews Albania lidhur me vrasjen e 55-vjeçares, Bardhe Ziçi....
15:36 | 09/07/2026

Samiti i NATO-s, Rama takim me Erdogan në Ankara: Mik i çmuar

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga takimi i tij me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në...
15:22 | 09/07/2026