5 vjet burg se hodhi fishekzjarrë, banori i Kievit rrezikon dënimin për huliganizëm
Hedhja e fishekzjarreve natën e ndërrimit të viteve mund t’i kushtojë një banori të Kievit deri në 5 vite burg.
47-vjeçari përdori mjetet piroteknike, pavarësisht një urdhri të përgjithshëm që ndalon hedhjen e fishekzjarrëve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme në Ukrainë për shkak të luftës.
Policia ka publikuar pamjet e arrestimit dhe e akuzon autorin për “huliganizëm”.
Fishekzjarrët janë të ndaluara në Ukrainë që prej vitit 2014-të, kur Rusia pushtoi Krimenë dhe ato mund të përdoren vetëm për nevoja të policisë dhe ushtrisë.
Ndërkohë, me nisjen e vitit të ri, Rusia ka rinisur bombardimet me dronë kamikazë ndaj territoreve ukrainase, përfshirë rajonit e Kievit. Dronët janë prodhuar nga Irani, ndërkohë që autoritetet ukrainase thonë se kanë arritur t’i rrëzojnë ato. Sirena alarmi janë dëgjuar këto dy ditë në të gjithë Ukrainën.
LEXONI GJITHASHTU:
Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera