Babagjyshi në mes të Tiranës, Biçaku: S’e bëj për lekë, marr kënaqësi nga fëmijët

2 Janar 2023 | 18:44

Nëse keni kaluar nga sheshi ‘Skënderbej’ nuk ka mundësi mos ta keni parë babagjyshin e vërtetë.

Ai është Dan Biçaku me origjinë nga Martaneshi, por jeton në Tiranë. Ky është vit i tij i dytë në këtë mision.

“Unë zgjodha këtë formë, jo për të fituar lekë, por për të shpërndarë ndonjë dhuratë për fëmijët. Kanë aplikuar prindërit, më kanë dhënë paga mua që t’ua jap fëmijëve. Kanë dalë në fotografi”, tregon babagjyshi.

Shpesh e keni dëgjuar shprehjen vitet janë thjesht numra, të tilla janë edhe për 80-vjeçarin që përballë vogëlushëve nuk e ndien fare lodhjen, por merr kënaqësi.

Për 47 vite, Biçaku ka kontribuar në mësimdhënie duke nxjerrë breza elitë, pavarësisht vështirësive të punës.

“Kam qenë mësues 47 vite, kam punuar në zona të Martaneshit në klasa kolektive, por nxënësit kanë qenë të etur për mësim. Sot janë të gjithë me detyra të larta”, thotë i moshuari.

Ai uron që 2023 të jetë një vit i mbushur me shëndet, ku harmonia dhe lumturia të mbizotërojnë mes njëri-tjetrit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026