14 të vdekur nga sulmi i armatosur në një burg në Meksikë, mes tyre 10 gardianë
Autoritetet meksikane kanë njoftuar se të paktën 14 persona janë vrarë në një sulm të armatosur në një burg në qytetin Juarez, dhe dy të tjerë kanë vdekur në një konflikt të armatosur në një pjesë tjetër të qytetit, raporton sot Reuters.
Prokurori bëri të ditur se në sulmin në burg mbetën të vrarë dhjetë roje dhe katër të burgosur, ndërsa 13 persona u plagosën dhe të paktën 24 të burgosur u arratisën.
Për momentin nuk ka informacione se kush e organizoi dhe kreu sulmin. Në njoftimin e prokurorisë thuhet se nga gjetjet e para të hetimit rezultoi se sulmuesit kanë mbërritur në burg rreth orës shtatë të mëngjesit me mjete të blinduara dhe kanë nisur sulmin.
Në një pjesë tjetër të qytetit, sipas autoriteteve, dy shoferë u vranë në një sulm të armatosur.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec