Ronaldo prezantohet me një ceremoni të jashtëzakonshme te Al Nassr
Cristiano Ronaldo u prezantua zyrtarisht këtë të martë te klubi arab i Al Nassr, në një ceremoni të jashtëzakonshme në stadiumin e ekipit.
Në fjalën e tij gjatë konferencës për shtyp, Ronaldo tha se ka refuzuar oferta nga ekipe të tjera në mbarë botën.
“Askush nuk e di këtë, por unë pata oferta të shumta në Evropë, Brazil, Australi, Amerikë, Portugali, shumë klube u përpoqën të nënshkruanin me mua. I dhashë fjalën këtij klubi. Dua të jap një vizion ndryshe të këtij vendi dhe futbollit. Kjo është arsyeja pse e shfrytëzova këtë mundësi”, tha Ronaldo.
Ish-sulmuesi i Manchester United, Real Madrid dhe Juventus ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare e gjysmë për të luajtur në Arabinë Saudite, në një nga transferimet më befasuese në historinë e fundit.
Ronaldo, i cili ka fituar pesë çmime Topi të Artë dhe pesë tituj të Ligës së Kampionëve, do të luajë për herë të parë jashtë Evropës.
Cristiano Ronaldo presented to the Al-Nassr fans. pic.twitter.com/dETDU71t44
— TC (@totalcristiano) January 3, 2023
LEXONI GJITHASHTU
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq