Përballja e fundit? Fati vendos sërish kundërshtarë në fushë Messin dhe Ronaldon

31 Dhjetor 2022 | 14:58

Messi dhe Ronaldo mund të përballen sërish si kundërshtarë në fushën e blertë, kjo pasi Paris Saint-Germain ka planifikuar të udhëtojë në Arabinë Saudite për një miqësore që do të zhvillohet më 19 janar kundër një ekipi të kombinuar nga skuadrat Al Hilal dhe Al Nassr.

Nëse ndeshja konfirmohet dhe të dy lojtarët thirren për të marrë pjesë, mund të jetë një nga shanset e fundit për të parë dy yjet që kanë dominuar vitin e fundit futbollin, duke luajtur kundër njëri-tjetrit përpara se të tërhiqen.

Ndeshja ishte planifikuar të zhvillohej në fillim të vitit 2022, por u anulua për shkak të COVID-19.

Kujtojmë se vetëm pak orë më parë Cristiano Ronaldo njoftoi kalimin tek ekipi Al Nassr në Arabinë Saudite, ku do të përfitojë të ardhura të majme prej 200 milionë eurosh në vit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni tha se nuk do ta ngatërrojmë futbollin me politikën përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës që skuadra e tij do...
10:44 | 15/07/2026

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe një nga yjet më të mëdhenj të Kupës së Botës të këtij viti dhe një nga golashënuesit më të mirë të...
08:10 | 15/07/2026