Aktivistja: Nuk bëhet agroturizmi me djath serb dhe qumësht pluhur

3 Janar 2023 | 21:49

Aktivistja, Gerta Loku, deklaroi se nuk mund të bëhet agroturizëm duke përdorur djath serb apo qumësht pluhur.

E ftuar në emisionin Now, në Euronews, ku po diskutohej tema e turizmit dimëror, Loku tha se përpara se të financohen bujtinat, duhet të financohet bujqësia dhe blegtoria që i furnizojnë ato.

“Merr një fond të IPARD-it dhe thotë unë bëj agroturizëm. Nuk bëhet agroturizimi me djath serb ose me qumësht pluhur. Agroturizmin janë ekonomitë e vogla rurale që e ushqejnë.

Është një pikë e rëndësishme, investohet shumë në agroturizëm, por si mund ta bësh agroturizëm kur ti nuk mbron ushqimin që përdoret për agroturizëm. Si mund të japësh shumë fonde për agroturizmin, në një kohë kur për bujqësinë, për bagëtine, mbjelljen e tokave, është diçka që kalon në plan të dytë. Këto duhet të jenë në plarë të parë bujqësia dhe blegtoria”, tha Loku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026