BBC artikull për Shqipërinë: Vend Madhështor dhe njerëz mikpritës!
Emigrantët e paligjshëm, apo shpeshherë të cilësuar edhe si kriminelë, nuk janë i vetmi prezantim që i bëhet shqiptarëve dhe Shqipërisë në Britaninë e Madhe përmes artikujve mediatik.
Peisazhi gri për vendin tonë, duket se i ka lënë vendin një këndvështrimi plot ngjyra përmes një reportazhi të Petter Elia, gazetarit të medias britanike BBC, i cili ka përshkruar vizitën e tij në Alpet shqiptare.
Në artikullin e gjatë kushtuar Bjeshkëve të Namuna, natyrës, historisë dhe traditës, Shqipëria e cila deri vonë është cilësuar si Enigma e Evropës, duket se i jep ende vizitorëve magjinë e një toke sekrete të pazbuluar dhe madhështore, referuar këtu fjalëve me të cilat gazetari ka zgjedhur të përshkruajë ndjesinë që i dha udhëtimi në tokën shqiptare.
Petter shkruan se Izolimi prej 40 viteve nga regjimi komunist dhe kurioziteti që ngjall e panjohura e ka bërë Shqipërinë të përdorë turizmin si një ftesë për njohje, prezantim me botën dhe si një mundësi për tu shëruar dhe ndryshuar nga e kaluara.
Shkrimi dedikuar Shqipërisë është një ftesë për të gjithë lexuesit për të vizituar një vend,që gazetari britanik e ka cilësuar të sigurt, të qëndrueshëm e me njerëz mikpritës.
“‘Nëse Shqipëria është enigma e Evropës, ecja në këtë shteg më ndihmoi të kuptoja shumën e pjesëve të saj. Duket se ky ish-shtet totalitar, i cili dikur u përpoq kaq dëshpërimisht të mbante botën jashtë, po përdor turizmin si një mënyrë për të ftuar njerëzit brenda dhe për t’u mësuar atyre diçka se si një vend mund të shërohet dhe të ndryshojë”- thuhet në mbyllje të artikullit të BBC, shkruar nga gazetari Peter Elia.
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran