Kurti: Propozimi franko-gjerman i jep stabilitet një marrëveshjeje me Beogradin
Propozimi evropian për marrëveshje me Beogradin përfshin koncepte universale që e bëjnë marrëveshjen të qëndrueshme, por Beogradi nuk po dërgon sinjale se është i gatshëm ta pranojë atë, tha sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se mirëpret faktin që ka “koncepte universale si hyrje në atë propozim; integritet territorial, sovranitet, pavarësi, barazi, shtet ligjor, demokraci, vetëvendosje, kështu që të gjitha këto përmenden aty, dhe gjuha universale jo vetëm që kontribuon në parim, por i jep edhe qëndrueshmëri marrëveshjes”.
Kurti tha se propozimi franko-gjerman apo propozimi i Bashkimit Evropian mbështetet nga SHBA-të dhe është një bazë e mirë, por pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Beograd në fillim të nëntorit, ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç tha se Serbia e refuzon një propozim të tillë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kurti për tensionet në veri: Ka rrezik, nuk kam frikë, por jam i brengosur
- Trondit Meçe: Në fund të shkurtit ka arrestime e goditje të forta politike nga SPAK!
BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!
Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë
Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 12:08 Lamallari në Kuvend: Policia vepron sipas ligjit, opozita të distancohet nga dhuna dhe personat me kapuç
- 11:58 Protesta jashtë Parlamentit, shoqërohen 5 persona. Momenti kur policia merr protestuesen (VIDEO)
- 11:53 Tabaku: Provoni të shkoni në protestë, Balla: Kuvendi duhet të dënojë ashpër dhunën kundër policisë
- 11:50 Protestuesi ndihet keq, humbet ndjenjat në mes të turmës! Mbërrin ambulanca
- 11:46 Kuvendi e miraton, më 30 korrik seanca e ardhshme plenare
- 11:25 Refuzohet kërkesa e PD për reformën territoriale, Berisha: Raporti juaj është i paligjshëm