Putin njofton armëpushim për Krishtlindjet, vjen reagimi i Ukrainës

5 Janar 2023 | 21:25

Vladimir Putin njoftoi një armëpushim në Ukrainë nga ora 12 e mesditës së 6 janarit deri në mesnatën e 7 janarit.

Putini i kërkoi Ukrainës të përgjigjet, por Kievi e refuzoi menjëherë kërkesën.

“Mbajeni hipokrizinë për veten tuaj”, tha Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak

“Duke marrë parasysh apelin e Shenjtërisë së Tij Patriarkut Kirill, udhëzova Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë që të zbatojë një armëpushim përgjatë vijës së kontaktit nga ora 12:00 e datës 6 janar deri në orën 24:00 të datës 7 ”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.

“Për shkak të faktit se një numër i madh i njerëzve ortodoksë jetojnë në zonat e armiqësive, ne i bëjmë thirrje palës ukrainase të shpallë një armëpushim dhe t’i lejojë ata të marrin pjesë në shërbimin në prag të Krishtlindjes, si dhe në ditën e Krishtlindjeve,” shtoi ai.

Shumë të krishterë ortodoksë në Rusi dhe Ukrainë ndjekin kalendarin e vjetër dhe festojnë Krishtlindjet në 6-7 janar.

Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Kirill, më herët i bëri thirrje Moskës dhe Kievit që të vazhdojnë me një armëpushim në Ukrainë me rastin e Krishtlindjeve.

Sipas tij, armëpushimi duhet të shërbejë në mënyrë që “ortodoksët të mund të marrin pjesë në shërbimet e natës së Krishtlindjes dhe të Krishtlindjes” në Ukrainë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm i armatosur në jug të Tajlandës, vriten 5 anëtarë të forcave të sigurisë. Plagosen 6 persona

Pesë anëtarë të forcave të sigurisë tajlandeze u vranë dhe gjashtë civilë, përfshirë dy fëmijë të vegjël, u plagosën në një sulm në jugun e...
08:26 | 23/07/2026

Rusia kufizon transportin detar gjatë natës në portin e saj më të madh të mallrave pas sulmeve me dronë ukrainasë

Rusia ka vendosur një kufizim të përkohshëm gjatë natës për anijet që hyjnë ose dalin nga porti i Novorossiysk, thuhet se midis mesnatës dhe orës...
08:24 | 23/07/2026

Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet e muzikës live

Kryeministri britanik Andy Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet me muzikë live me 20% duke filluar nga prilli, tha...
08:16 | 23/07/2026