‘Pritej situatë e rëndë gripi’, mjeku Alimehmeti zbulon masat që duhej të merreshin
Mjeku epidemiolog Ilir Alihmehmeti është shprehur se këtë vit pritej një situatë e rëndë gripi.
I ftuar në Euronews Albania, ai tha se që në tetor duhej të fillonte vaksinimi kundër gripit por që kjo gjë nuk ndodhi.
Më tej ai tha se dy tre ditët e para të këtij gripi janë shumë të forta, me kollë dhe ethe.
“Kemi një epidemi goxha të fortë të gripit. Koronavirusi nuk do të zhduket si virus, ai do të vazhdojë të qëndrojë me situatat endemike. Gjendja spitalore është shumë e qetë prej shumë muajsh. Ne e dimë fare mirë që grupi njëherë në vit kalon. Pritej që këtë vit të kishte një situatë më të fortë gripi sepse kishte disa vjet që nuk kalonte.
Ai programi i vaksinimit që duhet të kryhet brenda tetorit duhet të ishte vënë në lëvizje, por nuk u vendos. Nuk u arrit dot ai targeti që duhet të kishte ndodhur. Dy tre ditët e para të këtij gripi janë goxha të forta dhe më pas në shumicën e rasteve bie pas tre ditësh.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta