“Do jetë fushata më e ashpër që është parë ndonjëherë”, analistët Rakipi e Çipa skanojnë palët politike
Pas kalimit të Kodit Zgjedhor, kampet politike duket se kanë nisur betejën e tyre për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021. Analistët Ylli Rakipi dhe Aleksandër Çipa kanë skanuar këto lëvizje në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania.
Sipas tyre, retorika e kampeve partiake ka ndezur betejën paraelektorale, që sipas tyre mund të ndikojë në goditjen e imazhit të vetë procesit. Gazetari Ylli Rakipi tha se skenat që po i shohin sot qytetarët nuk janë të reja.
“Këto momente i kemi parë në këto 30 vjet. Çdo herë një kod të ri, çdoherë një tension i ri. Para dhe pas zgjedhjeve, ekzekutohet kodi, sepse kodi është fajtori i gjithçkaje që ka ndodhur në Shqipëri. Në Shqipëri në këto 30 vjet nuk ka të dënuar për vota, por është ekzekutuar kodi. Ky kod nuk vritet në emër të dyja palëve, por ekzekutohet nga njëra palë që ka pushtet absolut. Tensioni politik është shumë i madh”, tha Rakipi.
Për kreun e Unionit të Gazetarëve debati paraelektoral, i cili ka nisur rreth shtatë muaj para zgjedhjeve të prillit pritet të ndikojë në “njollosjen” e imazhit të procesit zgjedhor.
“Jemi në një situatë anormalitetit politik, kur opozita është jashtë institucioneve të politikë-bërjes. Kam drojën, se ky tension paraelektoral mund ta cenojë imazhin e procesit zgjedhor”, tha Cipa.
Duke komentuar dëshirën e PS-së, ku përfaqësues të saj pretendojnë të marrin një mandat të tretë, z. Rakipi tha se nuk mund t’i besohet më kryeministrit Edi Rama.
“Edi Rama kërkon një mandat të tretë, dhe ai nuk mund të kthehet mbrapsht. Duhet të paguajë nëse kthehet mbrapsht. Kam filluar t’i besoj shumë më pak Edi Ramës, sepse nuk është për t’i besuar asnjë gjë. Nuk është PS ajo që njohim. Tani janë mbushur me jeniçerë, çfarë të duash tani”, tha ai.
Po ashtu, ai komentoi procesin e zgjedhjes së kandidatëve në radhët e Partisë Demokratike. Ai u shpreh se kjo strategji është një sjellje e mirë për përzgjedhjen e emrave të duhur.
“Zgjedhja e kandidatëve është sjellje e mirë. Nuk shoh shumë, sepse në fund shikoj të gjithë listën. Po ti vësh re, sepse Shqipëria është vend i vogël dhe nuk prodhon dot elita. Unë nuk shoh njerëz që të kenë individualitet në fusha të ndryshme, dhe politike nesër”, tha Rakipi.
Analisti Çipa shtoi më tej vetë kryeministri Edi Rama shkon në zgjedhje me një disavantazh.
“Unë mendoj se ka një disavantazh që lidhet me konsumizmin. Zakonisht ku konsumohesh si produkt, nuk ke më frytin, por pakënaqësinë. Vetë PS, ka një disbalancë”, shtoi ai.
Sa i përket fushatës elektorale, të dy analistët besojnë se do të jetë e ashpër. Për z. Rakipi , kryeministri Edi Rama është më i shqetësuar pasi synon të reduktojë humbjen e madhe.
“Më i shqetësuar është Edi Rama, pasi synon të dalë pa humbje të madhe. Fushatë shumë e ashpër, do të jetë ndoshta fushata më e ashpër që është zhvilluar në Shqipëri. Do jetë e ashpër, sepse opozita nuk do ta lerë me kaq”, tha Rakipi.
“Shqipëria do të ketë fushatën më me kosto, që ka përjetuar ndonjëherë”, shtoi Çipa.
Intervista e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut