Doktori e postoi si sukses në facebook, nisin hetimet pas vdekjes së pacientit
Vdekja e një pacienti në Klinikën e Kardiokirurgjisë, QKUK, është marrë nën hetim nga Prokuroria në Kosovë.
Pacienti ndërroi jetë pas një ndërhyrje kirurgjikale, të cilën mjeku fillimisht e paraqiti si një operacion të suksesshëm.
Përmes një postimi në Facebook, kardiokirurgu Kushtrim Shala, shkruante se kishte operuar me sukses pacientin me diseksion akut të aortës.
Prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me rastin fill pas vdekjes së pacientit disa orë pasi kishte bërë ndërhyrjen.
Sipas Prokurorit të Shtetit do të kryhen hetime për të parë nëse operacioni ishte i sukseshëm.
“Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme, me qëllim të sqarimit të kësaj çështje dhe eventualisht në rast të paraqitjes së elementëve të ndonjë vepre penale, do të veprohet tutje me këtë rast”, tha prokurori për Gazetën Ekspress.
POSTIMI I MJEKUT
Për herë të parë në QKUK në kardiokirurgji kemi realizuar operacionin David tek një pacient me diseksion akut të aortës dhe rupturë në nivel të rrënjes së saj. Operacioni David konsiston në ruajtjen e valvules native aortale të pacientit gjatë zëvendësimit të rrënjës së aortës tek pacientet me diseksion akut edhe aneurisem të rrënjes së aortës si dhe paraqet standardin e artë të trajtimit kirurgjik te patologjive të tilla aortike patologji këto që deri më tani janë trajtuar shpeshherë duke sakrifikuar valvulen e shëndosh të pacientit me valvule prostetike gjatë zevendesimit te rrënjës së aortës që njihet si operacioni Bental modified.
Përkundrazi operacionet David (VSARR) janë operacione më komplekse ku ruhet integriteti i valvulës së shëndosh në pozitë fiziologjike dhe pacienti shpëton nga përdorimi i përjetshëm i antikoagulanteve gjë që rrit kualitetin e jetës dhe ulë mortalitetin shoqërues (nga gjakderdhjet dhe sulmi në tru).
Operacionet e tilla komplekse kryhen kryesisht në qendra te mëdha me volum dhe eksperiencë afatgjatë dhe të specializuara për kirurgjinë e aortës. Njëkohësisht gjatë këtij operimi për herë të parë në raste të tilla është realizuar proteksion i zemrës me kardioplegji Del Nido, njera ndër kardioplegjitë që ofron proteksion superior të miokardit (ruajtjes së zemrës gjatë operacioneve të tilla).
Pacienti i pranuar në gjendje shoku si diseksion akut Stanford tip A në mesnatën e djeshme pas operimit në mëngjesin e sotëm është vendosur në mjekimin intenziv kardiokirurgjik në gjendje stabile për trajtim të mëtejshëm.
LEXO GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta