Plagosen me armë zjarri 2 persona në Shtërpcë, banorët serbë bllokojnë rrugën
Dy persona janë plagosur me armë zjarri në fshatin Drajkovc të Shtërpcës pasditen e së premtes, komunë kjo e banuar me shumicë serbe.
Policia e Kosovës tha se bëhet fjalë për një 11-vjeçar dhe një 21-vjeçar që janë plagosur me armë zjarri nga një automjet që ishte një lëvizje.
Pas këtij rasti, banorët serbë kanë bllokuar rrugët në shenjë proteste, shkruan Klan Kosova.
Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet A.K. i moshës 33-vjeçare. I dyshuari është shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt.
Policia e Kosovës, gjithashtu ka njoftuar se dy të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë dhe pas marrjes së ndihmës së parë, ata janë dërguar me ambulancë për trajtim të mëtejshëm mjekësor në Graçanicë.
Sipas informacioneve të policisë, të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta