Bisedimet Prishtinë-Beograd, shtohet presioni ndaj Serbisë për marrëveshjen
Kosova dhe sanksionet ndaj Rusisë janë sfidat kryesore për qeverinë serbe në vitin 2023, ndërkohë që presioni perëndimor ndaj po shtohet, shkruan Deutsche Welle.
Në shkrimin me titull “A do ta zgjidhë Serbia çështjen e Kosovës në vitin 2023?”, në median gjermane shkruhet se, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën, edhe viti 2023 është shpallur pikë kthese për zgjidhjen përfundimtare të problemit të Kosovës. Prandaj, këto pritshmëri nuk janë të reja, por ndryshe nga vitet e mëparshme, këtë herë Perëndimi vepron dhe tingëllon i vendosur për të përfunduar punën në vitin 2023.
Edhe i caktuari i Bashkimit Europian për Dialogun, Miroslav Lajçak, ka përmendur muajin mars si afat për një marrëveshje mes dy shteteve.
Por nënshkrimi i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Prishtinën për normalizimin e marrëdhënieve, nuk është sfida e vetme për Aleksandar Vuçiç. Sanksionet kundër Rusisë janë tema tjetër e madhe që pritet të zgjidhet në vitin 2023. Opinioni serb është i vendosur kundër vendimeve të tilla, dhe tani për tani kjo është ndoshta e vetmja arsye që i pengon autoritetet serbe t’i bashkohen sanksioneve, shkruan Deutsche Welle.
LEXONI GJITHASHTU
- S’ka garanci për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, thotë Kurti
- Vuçiç: Në janar, ndërkombëtarët në Beograd për marrëveshjen me Kosovën
- Miroslav Lajçak: Marsi i 2023-shit, afati i fundit për marrëveshjen Kosovë-Serbi
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë