Kosova përgënjeshtron pretendimet e Serbisë për tërheqje të njohjeve

5 Janar 2023 | 17:01

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Republikës së Kosovës ka hedhur poshtë pretendimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç se disa shtete kanë tërhequr njohjet e tyre ndaj Kosovës.

Kjo ministri, në krye të së cilës është Donika Gërvalla Schwarz, përmes një njoftimi të publikuar në llogarinë zyrtare në Facebook, thotë se pretendimi i Vuçiçit nuk është vërtetuar, shkruan REL/

“Një pretendim i tillë nuk është vërtetuar as pas bisedave personale me përfaqësues në nivele të ndryshme të këtyre shteteve, por as pas konsultimit me partnerët e rëndësishëm të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Gjithashtu, kjo ministri ka theksuar se çështjet e hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë zgjidhen “me dialog dhe jo me fushata destruktive mediale”.

“Serbia duhet që urgjentisht të heqë dorë nga sulmet agresive ndaj Kosovës dhe sovranitetit të saj dhe t’i kthehet tryezës së negociatave me në qendër njohjen e ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë një konference për media më 4 janar, deklaroi se është duke pritur nga shteti i dhjetë, që sipas tij, të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Por, ai nuk e saktësoi se për cilin shtet bëhet fjalë.

Vuçiç pretendoi se tashmë nëntë shtete i kanë tërhequr njohjet e Kosovës: Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Esvatini, Libia, Guniea, Antigua dhe Barbuda, Shën Lucia dhe Maldivet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026