Tensionet në Veri, reagimi i ashpër i Moisiut: Vuçiç si Putini, ja rruga e vetme

4 Janar 2023 | 21:32

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka komentuar zhvillimet në veri të Kosovës, ku ka adresuar disa këshilla për klasën politike.

Ish-kreu i shtetit foli në emisionin “Now me Erla Mëhillin” edhe për nismën e Ballkanit të Hapur.

“Vuçiç me barrikadat në Veri po vepron si Putini. Siç vepron ai po bën dhe ky. Megjithatë, përpjekjet duhen bërë, sepse o do ndeshesh, o do gjesh gjuhën e të bësh kompromise. Rrugë tjetër nuk ka për të zgjidhur problemet me fqinjët. Ndaj, çdo përpjekje unë e quaj me vlerë. Dikush bie dakord e dikush jo, por çdo gjë do kohën e vet. Ballkani Hapur u kritikua fillimisht nga BE dhe SHBA, ndërsa tani jo. Përpjekja për t’u marrë vesh me fqinjët është e mirë, por gjithmonë duhet të ketë sinqeritet”, tha Moisiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026