Ish-komandatët e UÇK-së në burg, Moisiu: Padrejtësi ndaj shqiptarëve

4 Janar 2023 | 21:26

Ish presidenti Alfred Moisiu tha se mbajtja e ish-komandantëve të UÇK-së në burg është një padrejtësi që po u bëhet shqiptarëve.

I ftuar  në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se kur një person vihet para përgjegjësisë njihet me aktakuzën, por kjo gjë nuk ka ndodhur me ish-komandantët e UÇK-së, të cilët prej dy vitesh ndodhen në burg në Hagë.

“Kjo nuk është vetëm e dhimbshme por është një padrejtësi që na bëhet ne shqiptarëve. Arrestimi dhe mbajtja ne burg e udhëheqësve të UÇK-së është diçka e padëgjuar. U bën dy vjet që janë atu dhe ende nuk kanë një aktakuzë. Unë  nuk jam jurist por di që gjëja e parë që bëhet kur tjetri vihet para përgjegjësisë është që i jepet aktakuza. Edhe në kohën e Enverit që ishte diktaturë, aktakuza bëhej. Por dhe ti mbash brenda për te grumbulluar materiale? Kjo është një tentativë për ta bërin qingjin ujk dhe ujkun qingj. Kush ka bërë krimet dhe kush po paguan.”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026