Arrestohet 6-vjeçari në SHBA, qëlloi me armë mësuesen

7 Janar 2023 | 14:29

Një djalë 6-vjeçar është arrestuar nga policia pasi qëlloi me armë një mësuese në shkollën fillore Richneck në qytetin Njuport Njuz, në shtetin amerikan Virxhinia, të premten pasdite.

Kështu tha shefi i policisë, Steve Drew, në një konferencë për media, raporton BBC.

Të shtënat ndodhën pak pas orës 14:00 me orën lokale në këtë shkollë fillore dhe është ende e paqartë se si fëmija e mori armën, por Drew tha se nuk kishte “të shtëna aksidentale”.

Mësuesja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, thuhet se është rreth të 30-ave dhe ka pësuar lëndime të rënda.

Policia nuk tregoi llojin e armës së përdorur në incident, por tha se djali kishte përdorur një pistoletë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026