“Refuzoi atësinë”, detajet si 32-vjeçarja lindi foshnjën dhe më pas e vrau

7 Janar 2023 | 17:13

Shefi i maternitetit të Shkodrës Senad Halluni tregoi se 32-vjeçarja Oriana Gremi e cila hodhi në lumin Kir foshnjën e saj 10 ditëshe kishte sjellë në jetë fëmijën e seksit mashkull në këtë maternitet në 30 dhjetor dhe kishte ndenjur në këtë spital deri në 4 janar.

Ai u shpreh se e reja ka refuzuar regjistrimin e atësisë së foshnjës, ndërsa ka shtuar se fillimisht ka kërkuar dorëzimin e tij në shtëpinë e foshnjës, por se ka ndërruar mendje më pas.

“Zonja ka refuzuar regjistrimin e atësisë së fëmijës. Ne kemi një protokoll për këtë proces. Ka rezultuar me një lindje normale në 30 janar, mashkull  3 kg 250 gramë. Zonja ka kërkuar dorëzimin në shtëpinë e foshnjës. Kemi njoftuar drejtorinë e shtëpisë së foshnjës për procedurat. Me datë 4 kemi kryer procedurat për t’u transferuar në shtëpinë e foshnjës, por ka refuzuar më pas. Ka nënshkruar që merr përsipër marrjen e foshnjës dhe ka dalë nga materniteti”, tha Halluni.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026