Hodhi foshnjën në lumin Kir, 32-vjeçarja e pa martuar. Zbulohet me kë jetonte
Detaje tronditëse janë mësuar nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Shkodër mbrëmjen e së premtes, ku 32-vjeçarja Oriana Gremi hodhi në lumin Kir foshnjën e saj 10 ditëshe.
Gazetari i Euronews, Teodor Gjerga, zbulon se e reja ka dëshmuar përpara policisë se e kreu aktin e ëndë pasi nuk kishte mundësi ta mbante fëmijën.
Gjerga tha se 32-vjeçarja nuk rezulton e martuar dhe ishte me banim te dajat e saj. Sipas tij identiteti i të atit të foshnjës nuk dihet ende.
“Para policisë 32-vjeçarja ka deklaruar se e kreu aktin e rëndë, pasi nuk ka pasur mundësi që ta mbante foshnjë 10-ditëshe. Ajo banonte te dajat e saj në lagjen Myselim. Kemi tentuar të shkojmë drejt banesës por nuk kemi mundur ta gjejmë për shkak se dhe banorët nuk kanë qenë shumë bashkëpunues.
Para policisë ajo ka pranuar krimin dhe e ka bërë për shkak se nuk ka pasur mundësi për ta mbajtur foshnjën.
32- vjeçarja nuk kishte vendosur kurorë apo të ishte e martuar, ndaj dhe nuk dihet identiteti i të atit të fëmijës.
Sipas informacioneve nga spitali rajonal, ajo nuk ka pasur një gjendje të rënduar psikologjike apo të disponojë një kartelë të problemeve të shëndetit mendor”, tha Gjerga.
LEXO GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë