Grabitën xhiron ditore të një biznesi në Durrës, prangosen dy persona
Dy persona janë arrestuar nga policia në Durrës në kuadër të operacionit policor të koduar “Step by step”.
Shtetasit O. M., 34 vjeç dhe E. Sh., 35 vjeç u vunë në pranga pasi forcat e policisë zbardhjen ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 6 janarit, ku të dy, nën kërcënimin e armës së zjarrit kallashnikov që mbahej nga shtetasi E. Sh., kanë marrë rreth 15.000 lekë të rinj (xhiro ditore), mbrëmjen e datës 06.01.2023, në dyqanin e shtetases M. D., në lagjen nr. 15, Durrës.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti dhe veshjet që përdorën këta shtetas, gjatë kryerjes së vjedhjes, si dhe 3 aparate celularë.
Ndërkohë, policia ka zbardhur edhe 2 vjedhje të tjera të ndodhura më parë, të kryera nga këta 2 shtetas, konkretisht:
– Më datë 19.11.2022, në Arapaj, Durrës, këta shtetas dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin e shtetases E. S. një shumë parash;
– Më datë 27.12.2022, në lagjen nr. 6, në Durrës, dyshohet se kanë vjedhur sende me vlerë në banesën e shtetasit B. H.
34-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, ndërsa 35-vjeçari për vjedhje.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet