Karnavalet e Pojanit, njerëz me maska festojnë traditën e trashëguar brez pas brezi
Edhe këtë vit, të rinjtë e fshatit Pojan në Maliq kanë veshur kostumet e frikshme, duke performuar në rrugët e fshatit.
Këto karnavale janë një traditë e vjetër e cila vijon të trashëgohet brez pas brezi, duke mos humbur interesin edhe të vetë banorëve.
“Ju kujtoj se kjo traditë është shumë e thellë në lashtësi. Deri në ’67 ku u prishën kultet dhe deri në ’90 ka heshtur, por falë shoqatës atdhetare, të rinjve dhe banorëve, duke qenë të interesuar të ruajmë vlerat tona tradicionale nga lashtësia për të treguar se jemi autoktone, dhe vazhdon e do të vazhdojë brez pas brezi kjo traditë e trashëguar ndër shekuj”, tha organizatori Klajdi Lulollari.
Mysafirë kishte edhe nga Maqedonia, ku profesorë nga Tetova panë nga afër këto karnavale, me dëshirën për krijuar ura bashkëpunimi në të ardhmen.
“Unë jam organizatori i karnavaleve ilire në katundin Bozdovc në Tetovë. Është kënaqësi e jashtëzakonshme të vish në Korçë dhe Pojan që bën këtë manifestim të lashtë që tregon rrënjët tona iliropellazge. Falënderoj këtë djalë të ri dhe djem të rinj që i japin gjallëri Pojanit dhe fshatit përreth”, theksoi profesori Neshat Mehmeti.
Te rinjtë tregojnë se prej vitesh marrin pjesë në karnavale, duke kryer dhe ritet e caktuara.
Simbolika e kësaj feste është e veçantë, duke kërkuar që përmes kostumeve të frikshme të largojë frikën, mërinë, inatin dhe urrejtjen nga njerëzit.
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni