Boraj: Ora e Franck Muller me portretin e Skënderbeut, mund të jetë porositur
Bashkëthemeluesi dhe drejtori ekzekutiv i markës “JH”, Nertil Boraj thotë ora e prodhuar nga kompania zvicerane Franck Muller me portretin e Skënderbeut, mund të jetë porositur nga dikush.
Në një intervistë për Euronews Albania, Boraj u shpreh se në Zvicër ka shumë shqiptarë dhe mund të gjendet treg ku këto produkte të personalizuara të mund të shiten.
“Shqiptarët janë pak qejflinj të luksit, sidomos shqiptarët e Diasporës dhe kur bëhet fjalë për patriotizëm, kur shohin një orë, një çantë e blejnë pa problem.
Besoj se Franck Muller, nuk e dimë se dy ditë ka që ka dalë tamam, nuk e dimë historinë tamam, ndoshta mund të jetë një porosi e dikujt. Besoj se Franc Muller në Zvicër ka shumë shqiptarë dhe kjo mund të jetë arsyeja”, theksoi ai.
Kompania e famshme e prodhimit të orëve Franck Muller ka nxjerrë në treg një model të quajtur “Vanguard Racing Skenderbeu”.
Bëhet fjalë për një model të limituar me fushë të kuqe, në sfond të së cilës duket shqiponja dykrenare dhe portreti i Gjergj Kastriot Skënderbeut është në qendër i punuar në ar.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta