Blerjet online, si të dallojmë cilat faqe janë më të sigurta?
Juristi Mustafa Llani ka treguar se si qytetarët të dallojnë se cilat faqe janë më të sigurta për blerjet online.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai nënvizoi se kartat e kreditit janë më të sigurta se kartat e debitit gjatë blerjeve online.
“Nëse do klikojmë që të bëjmë blerje online, fillimisht duhet të interesohemi dhe të sigurohemi për faqen. Kjo dallohet që nga elementi i parë që është kur ne klikojmë URL-ja. Nëse faqja ka një URL që fillon me HTTPS (Hypertext Transfer Protocol Secure), kjo e bën faqen që të jetë e pajisur me SSL, në momentin që ti komunikon me URL-në, fillon kodimi mes serverit dhe klientit. Marrëdhënia këtu është më e sigurtë që ti të bësh blerje.
Gjithashtu duhet të interesohemi për website-n, pra, çfarë platforme përdor, çfarë kompanie, si është e regjistruar. Kartat e kreditit janë më të sigurta se kartat e debitit gjatë blerjeve online. Më e mira është përdorimi i Paypal-it”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta