Ekspozitë me ngjyra të falura 

8 Janar 2023 | 20:01

Piktori Arben Golemi sjell për publikun në kohë rekord një ekspozitë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 28 të këtij muaji në galerinë e artistit.

Një kuti bojërash të falura një ditë bënë që artisti Arben Golemi të realizonte një ekspozitë të tërë në harkun e vetëm një muaji. Ndodhem brenda hapësirës së kësaj ekspozite të titulluar ”Trees and the city”.

Duket se për t’u frymëzuar mjafton fare pak dhe koha është asgjë veçse një justifikim, këtë na e tregon më së miri ekspozita e hapur së fundmi.

“Unë nuk bëj pjesë tek piktorët që bëjnë pikturë me sebep, por gjithsesi vjen një moment kur krijohet një situatë për të pikturuar dhe ngritur një ekspozitë. Anila e Kledios më fali një kuti me ngjyra kineze të cilat unë i kam shumë për zemër se janë ngjyra të shndritshme dhe fillova të bëj një cikël me pemë. Duke pasur parasysh situatën para Krishlindjeve, Viti i Ri, dhjetori është një muaj festash në përgjithësi, shto dhe faktin e ngjyrave që më fali Anila, u krijua kjo ekspozitë”- shprehet piktori Arben Golemi.

Nëse nuk do t’i kishin falur ngjyrat në fjalë, asnjëra nga këto tablo nuk do të ishte realizuar dhe

“Ishte fundi i nëntorit dhe unë kam punuar gjithë dhjetorin nga 25 nëntor deri në 28-29 dhjetor. Kam punuar shpejt, i përqendruar dhe me pikësynimin që ta mbaroja të gjithë kutinë e ngjyrave që më falën”- shton ai.

Në tablotë e kësaj ekspozite vëmendjen ta rrëmbejnë ngjyrat e ndezura kineze, të cilat bashkohen me rrjetën e ndërtimit si një prej materialeve identifikues të piktorit.

Ekspozita që sapo është çelur do të qëndrojë e hapur deri më datë 28 të këtij muaji në galerinë e artistit, me gjasë për t’u pasuar  nga një ekspozitë e karakterit vaj në letër.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026