Brezovica pa borë, bizneset e konsiderojnë sezonin e dështuar, rezervimet të ulëta
Një nga destinacionet më të kërkuara gjatë dimrit në Kosovë e ndoshta në rajon këtë sezon vazhdon të jetë i qetë e me pak turistë.
Brezovica e njohur për rekreacionet dimërore këtë vit ka pasur sezon jo të mirë.
Temperaturat e larta dhe mungesa e borës kanë mbretëruar gjatë kësaj kohe. Ka pasur një numër të vogël turistësh.
Sipas një pronari të një biznesi që gjithë veprimtarinë e tij e ka të lidhur me borën, deri me tani sezoni ka qenë i dështuar.
‘Nuk ka pasur asgjë vetëm kemi ndenjur e kemi bërë shpenzime. Pa borë ne nuk punojmë.”- shprehet Ardijan Grazhda.
Ardijan Grazhda tregon se njëlloj ka qenë edhe njëlloj me rezervimin e dhomave e vilave që ndodhen këtu në Brezovicë.
“Edhe dhomat i kemi pasur të zëna para dy muajsh, por u anuluan të gjitha për vit të ri.”- shton Grazhda.
Së ka një rënie drastike të numrit të turistëve këtë vit thotë menaxheri i Che Fox, një nga baret më të frekuentuara në resortin e skive në Brezovice.
“Më shumë se 50% ka rënie për shkak të mungesës së borës.”- shprehet Visar Kosumi.
Megjithatë, ata ende besojnë se sezoni mund të përmirësohet edhe pse i vonuar.
“Po besojmë se shumë shpejt kanë me ndryshuar dhe ka me pas temperatura të ftohta. Ka për të pasur turistë më shumë edhe nga Kosova dhe nga Shqipëria.”- shton Kosumi.
Qendra e skijimit në Brezovicë ndodhet në komunën e Shterpcës.
Është pjesë e Parkut Kombëtar të maleve të Sharrit që shtrihen në veri dhe veri-perëndim të Kosovës.
Kjo qendër e njohur për rekreacionet dimërore është një ndër më të njohurat në vend.
Ajo frekuentohet shume, perveçse nga vendasit edhe nga turistet nga Shqipëria, Maqedonia, Serbia e vende te tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tokat ndahen me marrëveshje, në Kukës ofrohet zgjidhje për 140 familje
- Makina përplas biçikletën në Maliq, plagoset 55-vjeçari
- Nëna hodhi foshnjën në lum, Malaj: Ngjarja tronditi themelet e familjes shqiptare
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës