Tokat ndahen me marrëveshje, në Kukës ofrohet zgjidhje për 140 familje

8 Janar 2023 | 18:59

Drejtori i Kadastrës, Artan Lame ishte në Kukës për të ndarë dokumente pronësie për banorët e fshatrave përreth. Ai vizitoi edhe Tropojën, e cila nga sot të gjithë arkivën e kadastrës e ka në format digjital.

Tropoja është rrethi i dytë, i cili hedh të gjithë arkivën me dokumentet e pronave në format dixhital. Pas Lushnjës, e cila përmbylli procesin në muajin tetor, tashmë në Tropojë, më shumë se 35 mijë dosje pronash me mbi 325 mijë fletë janë bërë të pavlefshme në letër, për t’u ruajtur në kompjuter.

“Nga sot çdo gjë në arkivën e Tropojës është e digjitalizuar, çdo dokument jepet vetëm në rrugë digjitale, janë 365 mijë fletë që u digjitalizuan.”- tha Artan Lame, Drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës

Lame ishte edhe në Kukës, aty ku banorët e një fshati janë mbledhur për t’i dhënë zgjidhje me marrëveshje çështjes së pronave pa dokumente pronësie.

“Për Shqipërinë e Veriut e kemi filluar këtë proces dhe problematikat janë të gjitha të ndryshme”- tha Lame.

“Më vjen keq për ata që nuk interesohen për të marrë pronën e vet. Ne u themi hajde se jemi gati, do të bëni vetëm këto dy letra dhe e keni pronën”

Sinkron Lame

Hipoteka e tokave po ndahet sot në fshatra, pas ndryshimeve në ligj që janë bërë në vitin 2020, ku toka po ndahet me dakordësinë e banorëve që punojnë parcelat por nuk kanë status pronësie dhe më pas këto marrëveshje miratohen edhe në këshillat bashkiake.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026