Nëna hodhi foshnjën në lum, Malaj: Ngjarja tronditi themelet e familjes shqiptare
Ish deputetja Nora Malaj komentoi ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik, ku 32-vjeçarja hodhi foshnjën e saj në lumin Kir vetëm 6 ditë pasi e solli në jetë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Malaj theksoi se ngjarja në Shkodër ka tronditur themelet e shoqërisë dhe të familjes.
Ajo shtoi se është një ngjarje me dritëhije brenda ndërsa nënvizoi se nuk dihen arsyet që kanë shtyrë të renë të marrë një vendim të tillë.
“Ngjarja në Shkodër ka tronditur themelet e shoqërisë, të familjes dhe të gjithë raportit njerëzor dhe raporti social. Përballemi me një situatë që ka brenda shumë dritëhije. Nuk e dimë se si ka rrjedhur ngjarja, si rezultat i një raporti aksidental, si një rezultat i një dashurie të pashpresë si rezultat i pamundësisë për ta mbajtur fëmijën, apo ka ardhur si rezultat i një problematike psikike që mund ta shoqërojnë nënën pas lindjes.
Një gjë është e sigurt se jemi përballë një fakti dhe shoqëria në këtë moment po reflekton fort për të parë se çfarë po ndodh me ne, me familjen. Kemi të bëjmë me një raport jo human dhe jo njerëzor në rolin e nënës. Analiza e shkakut duhet kohë për t’u marrë”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ekzekutoi Edmond Papën, zbulohet e shkuara kriminale e Andrew Bode në Greqi
- Hodhi foshnjën në lumin Kir, 32-vjeçarja e pa martuar. Zbulohet me kë jetonte
- Valë e re Covidi? Mjekja: Frika reale, varianti ‘XBB’ 120 % më infektues se Omicron
Gara për Prishtinën, Përparim Rama zbulon projektin ambicioz
Rusia kërcënon Europën/ Deputetja ukrainase: Ja plani që ka Putin për luftën
Më i votuari në listën e hapur të PS, Gonxhja: S’u kam shkuar njerëzve nëpër shtëpi
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë